Shqiptari blinte femra për 4 mijë euro dhe i bënte prostituta

Kronikë e zezë

Shqiptari blinte femra për 4 mijë euro dhe i bënte prostituta

Më: 3 maj 2015 Në ora: 08:38

Arrestohet shtetasi shqiptar në kërkim ndërkombëtar, i identifikuar nga policia italiane si trafikant femrash me qëllime prostitucioni.

Policia e Reggio Emilia vuri në pranga dje 43-vjeçari Gazmir Daka, i cili jetonte në Itali pa leje qëndrimi, ndërkohë që ndodhej në kërkimi ndërkombëtar.

Gazmir Daka, me origjinë nga Peqini (Qarku Elbasan), ndodhej në kërkim edhe nga Interpol, me akuzën shfrytëzim prostitucioni në rrethana rënduese, por asnjë foto e tij nuk qarkullon nga organi botëror i policisë.

Sipas të dhënave të policisë italiane, Gazmir Daka është dënuar në vitin 2005 në Itali me 6 vjet e dhjetë muaj burgim për trafik armësh dhe favorizim prostitucioni. Kurse nga një gjykatë shqiptare me shtatë vjet burgim për trafik qeniesh njerëzore.

Sipas hetimeve, Daka sillte nga Shqipëria vajza të reja për rrjetin e prostitucionit italian, ku një vajzë shitej për katër mijë euro. Kjo shitje bëhej që në Shqipëri.

Sipas agjencisë ANSA, në momentet kur Daka u përball me forcat policore, bëri një përpjekje për t’u arratisur. Ai stimuloi një zë femre nga brenda shtëpisë ndërsa policët gjendeshin te porta dhe është përgjigjur duke thënë se bashkëshorti i saj nuk gjendej në shtëpi.

Megjithatë, kjo nuk zgjati shumë sepse në portën ku prisnin policët ka dalë e shoqja, e cila duket se po përpiqej të mbulonte arratinë e Dakës. Por policët duke kuptuar “lojën”, arritën ta vinin në pranga duke e dërguar në burgun e Pulce-s, për vuajtjen e dënimit të marrë në vite.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat