Vrau 1 dhe plagosi një tjetër pas sherrit për muzikën, arrestohet autori

Kronikë e zezë

Vrau 1 dhe plagosi një tjetër pas sherrit për muzikën, arrestohet autori

Më: 2 maj 2015 Në ora: 23:00

Policia e Shtetit vë në pranga një person të shpallur në kërkim për vrasjen e një personi dhe plagosjen e një tjetri. Në pranga ka rënë Eljon Hato, 25 vjeç, banues në Kiras –Shkodër.
25-vjeçari ishte me masë sigurie “Arrest në Burg”, për veprat penale: “Vrasje me dashje”, “Plagosje e rëndë me dashje”, “Armbajtie pa leje”.
Hato akuzohet për vrasjen Indrit Yllit dhe plagosjen e Jetmir Mollës, ngjarje kjo e ndodhur me 11 maj 2014 në një lokal në fshatin Zus-Shkodër.
Ai u ndalua sëbashku me të vëllanë gjatë një operacioni të zhvilluar mbrëmjen e sotme nga Forca e Posaçme Operacionale, teksa qarkullonin me automjetin tip “Benx” me targa AA 005 AB, që drejtohej nga shtetasi Elkjer Hato.
“Në orët e mbrëmjes , Efektivat e Forcës Operacionale të Drejtorisë së Policisë së Shtetit , mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative se në rrugën Laç- Patok, në afërsi të shinave të trenit po qarkullonin me makinë dy vëllezër të shpallur në kërkim , ku njëri prej tyre i dyshuar për vrasje me dashje dhe plagosje të rëndë me dashje kanë organizuar punën dhe falë ndërhyrjes së shpejtë dhe profesionale kanë bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e tyre”
Elkjer Hato sipas bluve u ndalua, pasi gjykata e kishte dënuar me 4.8 vite burg për veprën penale “Armbajtie pa leje”.
31-vjeçari ka për të bërë edhe 3 vite e 8 muaj burg , pasi ka bërë një vit burg dhe ka dalë me vendim të Gjykastës Shkodër.
Dy vëllezërit janë transportuar për në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Shkodër për kryerjen e veprime të mëtejshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat