Laç, arrestohen vëllezërit që ishin në kërkim

Kronikë e zezë

Laç, arrestohen vëllezërit që ishin në kërkim

Më: 2 maj 2015 Në ora: 22:47

Gjatë mbrëmjes së sotme në qytetin e Laçit janë arrestuar dy vëllezër të shpallur në kërkim.

Ata janë Eljon Hato, 25-vjeç, banues në Kiras të Shkodrës, i dyshuar për vrasje me dashje.

Dhe Elkjer Hato, i dënuar për armëmbajtje pa leje.

Sipas Policisë shtetasi Eljon Hato, është i dënuar dhe duhet të shlyejë edhe 3 vite e tetë muaj burg.

Dy vëllezërit qarkullonin me një Mercedes me targa AA005AB.

Arrestimi i tyre u krye nga Forcat e Posaçme Operacionale të Policisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat