Burg për plaçkitësit: Shpërthyen bankomatin, vodhën dhjetëra mijëra funte (Video)

Kronikë e zezë

Burg për plaçkitësit: Shpërthyen bankomatin, vodhën dhjetëra mijëra funte (Video)

Më: 2 maj 2015 Në ora: 19:11

Me anë të gazrave shpërthyes, dëmtuan derën e bankomatit dhe nxorën nga aty 81 mijë funte britanike.
Pasi hapën me levë një pjesë të aparatit ku gjenden paratë, e mbushën atë me gaz, të cilin më pas e ndezën.

Shpërthimi bëri që të hapen siguresat e dyerve dhe të nxirren paratë.

Ngjarja që ka ndodhur vitin e kaluar në Bristol të Walesit, është zbuluar nga Policia disa muaj më vonë, të cilët kanë vënë në pranga dy persona.

Benjamin Barrett që kishte bërë 118 shkelje të mëhershme të ligjit, është dënuar me tetë vite e gjysmë burg, kurse Russel Bannett që kishte 29 shkelje të mëhershme të ligjit, është dënuar me tetë vite burg.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat