Tentoi të kalonte kufirin ilegalisht, dhunon policët

Kronikë e zezë

Tentoi të kalonte kufirin ilegalisht, dhunon policët

Më: 2 maj 2015 Në ora: 18:29

Një 28-vjeçar nga Librazhdi që tentoi të kalonte kufirin ilegalisht drejt Greqisë, u arrestua pranë Pikës së Kalimit Kufitar në Kakavijë.

Bektash Albrahimi nga Luniku i Librazhdit u kap në flagrancë pasi po tentonte të kalonte kufirin në mënyrë të jashtëligjshme.

Gjatë ndalimit, ai madje kundërshtoi me dhunë punonjësit e policisë kufitare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat