Qëlloi mbi policinë, arrestohet lazaratasi

Kronikë e zezë

Qëlloi mbi policinë, arrestohet lazaratasi

Më: 2 maj 2015 Në ora: 16:44

Kapet dhe ndalohet një tjetër person i shpallur në kërkim nga Lazarati për sulm me armë ndaj Policisë gjatë Operacionit Antikanabis Qershor 2014.

Mbi Florjan Shurdhi, 31 vjeç, banues në Lazarat, rëndojnë akuzat “Vrasje e punonjësve të Policisë Shtetit” e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve, “Prodhim dhe shitje të narkotikëve” dhe “Kultivim i bimëve narkotike”.

Më 29 prill 2015 Gjykata e Shkallës Parë për Krimet e Rënda kishte vendosur masën arrest me burg për 31 vjecarin për akuzat e mësipërme.

Kapja e këtij shtetasi u bë në Pikën e Kalimit të Kontrollit Kufitar Kakavije nga ana e Shërbimeve të Policisë Kufitare të Kakavijes në bashkëpunim me Specialistët e Sektorit Kundër Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër , në hyrje për në territorin shqiptar, pasi shtetasi Florjan Shurdhi po kthehej nga Greqia. Materialet i kalouan Prokurorisë për Krime të Rënda Tiranë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat