Mbante armë pa leje në banesë, arrestohet 24-vjeçari

Kronikë e zezë

Mbante armë pa leje në banesë, arrestohet 24-vjeçari

Më: 2 maj 2015 Në ora: 15:48

Një i ri ka rënë në prangat e policisë për armëmbajtje pa leje. I arrestuari është shtetasi

Fran Përdoda, 24 vjeç, banues në Fushë Milot të Kurbinit.

Arrestimi i tij u bë pasi, sot me datë 30.04.2015, reth ores 15:10, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën etij iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale nje pushkë mod- 56 dhe nje sasi fishekësh pa leje.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”./oranews

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat