Asgjësohen 1344 rrënjë kanabis sativa në Shkodër

Kronikë e zezë

Asgjësohen 1344 rrënjë kanabis sativa në Shkodër

Më: 2 maj 2015 Në ora: 09:43

Uniformat blu të Shkodrës kanë zbuluar dhe asgjësuar 1344 rrënjë bimë narkotike kanabis sativa. Mbi bazën e informacioneve të marra se në fshatin Mazrek, komuna Gur i Zi në Shkodër, janë të kultivuara tre parcela me bimë narkotike, është ushtruar një kontroll i imtësishëm, ku janë gjetur dhe asgjësuar tre parcela me 1344 rrënjë bimë narkotike kanabis sativa.

Policia ka nisur hetimet për indetifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet hetimore i kanë kaluar Prokurorisë së Shkodrës, për veprën penale “Kultivimit të bimëve narkotike”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat