Në mes të ditës rrëmbehet një femër në Turqi (Video)

Kronikë e zezë

Në mes të ditës rrëmbehet një femër në Turqi (Video)

Më: 28 prill 2015 Në ora: 21:38

Derisa po ecte në skaj të rrugës, një femër e re është rrëmbyer dhe është futur në një veturë.
Kamera e sigurisë ka regjistruar momentin, kur ajo kapet nga dy burra dhe futet në veturën në lëvizje.
Në ngjarjen që ka ndodhur në qytetin Bartin, janë vënë në ndihmë dy burra, që kanë arritur të largojnë njërin kidnapues, transmeton Telegrafi.
Por, ata nuk kanë arritur të shpëtojnë vajzën. Hurryiet raporton se Policia e ka lokalizuar rastin duke e shpëtuar vajzën. Katër persona janë arrestuar në këtë rast. Detaje tjera nuk janë dhënë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat