Gjendet e varur një grua

Kronikë e zezë

Gjendet e varur një grua

Më: 27 prill 2015 Në ora: 11:27

Një grua e moshës 59 vjeçare është gjetur e varur në fshatin Rrajcë-Fushë në qytetin e Librazhdit. Burime nga policia bëjnë me dije se viktima është 59-vjeçarja H.B., e cila dyshohet se është vetëvarur.

Pasi u kryen veprimet e para hetimore, rezultoi se ndaj saj nuk kishte shenja dhune apo dëmtime të tjera. Paraprakisht dyshohet që shkak i vetëvarjes të jetë bërë depresioni. Materialet në lidhje me këtë ngjarje i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat