Në Tiranë grabitet makina, transportonte para në bankë

Kronikë e zezë

Në Tiranë grabitet makina, transportonte para në bankë

Më: 27 prill 2015 Në ora: 10:35

Një makinë “Security”, është grabitur mëngjesin e sotëm nga persona të maskuar. Ngjarja ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës.

Sipas policisë, autorët nën kërcënimin e armës kanë mundur që të marrin një shumë të konsiderueshme parash. Mjeti i sigurisë private me targë AA386 JH, ishte duke transportuar paratë në bankë. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta policie, për të nisur hetimet.

Nga të dhënat paraprake mendohet se grabitësit kanë pasur informacione të sakta rreth lëvizjes së makinës që po transportonte para. Ata i kanë bërë pritë duke u drejtuar armën personave që shoqëronin lekët. Dyshohet se janë vjedhur shumë para, por ende nuk ka një bilanc të saktë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat