Librazhd, gjendet një kufomë e dekompozuar

Kronikë e zezë

Librazhd, gjendet një kufomë e dekompozuar

Më: 26 prill 2015 Në ora: 22:08

Gjendet një kufomë e dekompozuar në Babje të Librazhdit. Burime nga policia bëjnë me dije se trupi i pajetë është pikasur nga kalimtarët e rastit, të cilët njoftuan në sallën operative.

Në vendin e ngjarjes shkuan ekspertë të kriminalistikës dhe mjeko-ligjorë. Pasi bënë këqyrjen e skenës së krimit, policia e dërgoi trupin në morg, për t’i bërë ekspertizën që do të çonte në zbardhjen e shkaqeve të vdekjes së viktimës. Zbardhja e identitetit të kufomës nuk është bërë i mundur pasi trupi është shumë i dëmtuar. Paraprakisht thuhet se kufoma është e seksit femër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat