Arrestohet një emigrant shqiptar në Itali

Kronikë e zezë

Arrestohet një emigrant shqiptar në Itali

Më: 26 prill 2015 Në ora: 20:42

Një 36 vjeçar shqiptar është kapur nga policia italiane pasi për të ishte prerë një urdhër-arresti si person në kërkim për trafik droge. Cesk Marashi, 36 vjeç, emigrant nga Shkodra, është personi i arrestuar në zonën e Caserta në Itali, raporton noa.al duke iu referuar burimeve policore lokale. Cesk Marashi duhet të vuajë një dënim prej dy vjetësh e gjashtë muaj burgim për trafik lëndësh narkotike, marrë në qershor 2012 nga drejtësia italiane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat