Policia: Në Dragash u tentua të vritej polici për hakmarrje

Kronikë e zezë

Policia: Në Dragash u tentua të vritej polici për hakmarrje

Më: 26 prill 2015 Në ora: 20:24

Policia e Kosovës, përmes një komunikate për media, sot ka dhënë detaje të tjera, në lidhje me ngjarjen e së shtunës, ku nga goditja me automjet mbeti i lënduar një polic që ishte duke kontrolluar trafikun, tek ish-kazerma e TMK-së, afër fshatit Zym të Opojës.
Sipas policisë, personi që e ka goditur me automjet policin, është arrestuar në fshatin e tij – Bresanë dhe të njëjtit i është caktuar masa e arrestit policor prej 48 orësh. “Të shtunën është arrestuar një mashkull i kombësisë shqiptare, nën akuzën për vrasje në tentativë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në komunikatën e policisë.
Zëdhënësi i Policisë rajonale në Prizren, Hazir Berisha, i tha Radio Sharrit, se personi i arrestuar e kishte kryer veprën qëllimisht. “Për motive hakmarrjeje, personi i arrestuar e ka goditur policin me qëllim. I njëjti po mbahet në polici, ku po bëhen hetime të mëtutjeshme”, tha Berisha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat