Aksidentohet ndërsa po luante në trotuar, ndërron jetë 4-vjeçari

Kronikë e zezë

Aksidentohet ndërsa po luante në trotuar, ndërron jetë 4-vjeçari

Më: 26 prill 2015 Në ora: 19:24

Një fëmijë i mitur ka ndërruar jetë rrugës për në Spitalin e Shkodrës pasi është përplasur nga një automjet në lagjen Rus.
Burime nga policia bëjnë me dije se sipas dëshmitarëve fëmija ka qenë duke luajtur në trotuar kur është goditur nga automjeti i drejtuar nga 38-vjeçari Jetmir Pepa.
Pas kësaj ngjarje fëmija është nisur në gjendje të rëndë drejt spitalit të Shkodrës, por ka ndërruar jetë pa iu dhënë ende ndihma e parë.
Policia e Shkodrës konfirmon se drejtuesi i automjetit Jetmir Pepa është ndaluar, ndërkohë që kanë nisur edhe hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve për aksidentin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat