Vlorë, përdhunoi të miturën në banesë, arrestohet 25-vjeçari

Kronikë e zezë

Vlorë, përdhunoi të miturën në banesë, arrestohet 25-vjeçari

Më: 26 prill 2015 Në ora: 17:34

Akuzohet se kreu marrëdhënie seksuale me një të mitur, Policia e Vlorës arreston Daniel Çulanajn, 25 vjeç. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në banesë e 15-vjeçares në qytetin e Vlorës.

Burime nga policia bëjnë me dije se Çulanaj pasi ka hyrë në banesën e vajzës, për disa minuta ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj. Më pas ai e ka përdhunuar dhe kur ka përfunduar aktin e dhunshëm seksual, i riu është larguar nga banesa e presë së tij, për t’i shpëtuar policisë.

Pavarësisht kësaj, grupi hetimor bëri të mundur identifikimin dhe arrestimin e Çulanajt. Ndaj të riut rëndon akuza e marrëdhënies seksuale ose homoseksuale me dhunë dhe me të mitur të moshës 14-18 vjeç.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat