Zvicër, humb jetën shqiptari 24-vjeçar në aksident

Kronikë e zezë

Zvicër, humb jetën shqiptari 24-vjeçar në aksident

Më: 26 prill 2015 Në ora: 16:35

Aargau, 26 prill - Në një aksident të rëndë që ka ndodhur në Full-Reuenthal (kantoni Aargau), ka humbur jetën kosovari 24-vjeçar, njofton agjencia e lajmeve “Presheva jonë” nga Zvicra duke ju referuar burimeve të policise kantonale.
Aksidenti tragjik ka ndodhur të shtunën rreth orës 15:30. Përplasja ka qenë aq e fuqishme sa që i riu ka vdekur në vendin e ngjarjes. Nga shkaqe ende të panjohura, ai me makinën e tij VW Golf ka devijuar nga rruga dhe është përplasur në një pemë.

Kosovari ishte duke shkuar në drejtim të Leibstadtit, kur makina kishte rrëshqitur jashtë rrugës dhe kishte goditur drurin. Një person i tretë kishte njoftuar Policinë, por kur ajo kishte ardhur e kishte gjetur të riun pa shenja jete. Rruga Rheintalstrasse ka qenë e bllokuar për trafik deri në orën 22:15. Prokuroria shtetërore Brugg ka nisur hetimet lidhur me rrjedhën e aksidentit, ndërsa Policia është në kërkim të dëshmitarëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat