Vdes qytetari nga Klina i cili u plagos një javë më parë

Kronikë e zezë

Vdes qytetari nga Klina i cili u plagos një javë më parë

Më: 26 prill 2015 Në ora: 12:34

Ka ndërruar jetë qytetari nga Klina, i cili mori plagë nga një armë zjarri me 18 të këtij muaji. Viktima qysh në fillim është raportuar se gjendjen e kishte të rëndë, ndërsa pas një jave të trajtimit në QKUK ka ndërruar jetë.

Policia e Kosovës raporton se me vendim të prokurorit trupi i pajetë pas obduksionit i është dorëzuar familjarëve.

Ky qytetar ishte plagosur në pasditen e 18 prillit 2015, në rrugën “Skënder Rexhepi” në Klinë në rrethana ende të panjohura.

Policia ka arritur të kapë të dyshuari dhe e ka arrestuar, ndërsa në vendin e ngjarjes u gjetën dhe u konfiskuan një revole e tipit "Zazamin" nr. serik T-550431, një karikator dhe një gëzhojë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat