Për 24 orë, Policia arreston shtatë persona, shqipton 823 tiketa

Kronikë e zezë

Për 24 orë, Policia arreston shtatë persona, shqipton 823 tiketa

Më: 26 prill 2015 Në ora: 11:57

Në 24 orët e fundit, në Kosovë nuk ka pasur aksidente me fatalitet.
Kanë qenë shtatë aksidente me të lënduar dhe 29 të tjera pa të lënduar. Policia e Kosovës bën të ditur se ka shqiptuar 823 tiketa trafiku, ndërsa janë arrestuar shtatë persona.

Sipas raportit, katër të tjerë janë në mbajtje.

Sipas raportit, një femër në Prishtinë ka informuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i është ofruar trajtim i nevojshëm mjekësor. Nuk raportohet për të arrestuar, përderisa rasti është duke u hetuar nga njësitet relevante policore.

Ndërsa në fshatin Zym të Dragashit raportohet se është arrestuar një mashkull shqiptar për dyshim lidhur me rastin e vrasjes në tentativë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistës është dërguar në mbajtje.

Sipas raportit, janë bërë dy arrestime në Gjakovë për posedim të paautorizuar të armës, ndërsa në Rahovec dy persona për lëndim të rënd trupor.

Për incidente kriminale është arrestuar një serb i Prelluzhës së Vushtrrisë, i cili kishte sulmuar një serb tjetër. Sulmuesi është liruar me procedurë të rregullte. Ndërsa, në Mitrovicë një shqiptar sulmon fizikisht një serbe, për çka dërgohet në mbajtje.

Statistikat e përgjithshme janë këto:

Aksidente fatale: 0

Aksidente me të lënduar: 7

Aksidente pa të lënduar: 29

Tiketa trafiku të shqiptuara: 823

Arrestime: 7

Në mbajtje: 4

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat