“Kush m’i mban lekët e djeg të gjallë”

Kronikë e zezë

“Kush m’i mban lekët e djeg të gjallë”

Më: 26 prill 2015 Në ora: 09:00

Nëse nuk na jep në kohë paratë, je në rrezik ti dhe personat që të kanë këshilluar që të mos paguash paratë”. Ky është një nga mesazhet kërcënuese që biznesmeni i importimit të kafesë, Julian B. ka marrë nga Genc Ferhati dhe shokët e tij.

“Gazeta Shqiptare” ka zbardhur sot, bisedat që janë bërë mes Genc Ferhatit, vëllait të tij Elvis Karolit dhe biznesmenit Julian B., nga të cilat rezulton se ky i fundit është telefonuar disa herë dhe është kanosur për jetën e tij, duke e paralajmëruar edhe se personin që fshihej pas tij “do ta digjnin të gjallë”.

Nga transkriptet e bisedave të përgjuara në datën 03.04.2015, rezulton se Julian B. telefonohet herë pas here nga Pajtim Serjani apo Elvis Karoli, i cili bisedon për llogari të Genc Ferhatit dhe i kërkojnë të takohen, por biznesmeni i shtyn takimet duke u thënë se “kam punë”. “Klevis Kardashi dhe Elvis Karoli, i kanë kërkuar personit të dëmtuar një sasi prej 1.300.000 lekësh të reja, duke ia llogaritur si gjysmën e fitimit të vitit 2014 të biznesit, dhe për marrjen e kësaj sasie parash kanë kontaktuar shpesh ditët e fundit me personin e dëmtuar dhe me të afërm të tjerë të tij nëpërmjet telefonit dhe takimeve të drejtpërdrejta.

Këta shtetas e kanë kanosur disa herë, duke i thënë se, në rast se paratë nuk do u jepen në kohë, do të rrezikohet jeta e tij dhe personave të tjerë që e kanë këshilluar të mos paguajë paratë e kërkuara”, thuhet në materialet e organit të akuzës, ku janë transkriptuar të gjitha bisedat mes palëve të përfshira në këtë histori.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat