​Rrahje dhe të shtëna në qendër të Mitrovicës

Kronikë e zezë

​Rrahje dhe të shtëna në qendër të Mitrovicës

Më: 26 prill 2015 Në ora: 08:43

Një rrahje mes dy personave, me ç’rast u përdor edhe një armë zjarri, ka ndodhur të dielën rreth orës 7:15 afër postës kryesore në Mitrovicë.

Dëshmitarët okularë kanë thënë se ngjarjes i ka paraprirë një mos marrëveshje e mëhershme në mes të këtyre dy personave.

“Si pasojë, njëri prej personave të përfshirë në incident ka nxjerr revolen dhe ka shtënë një herë, por fatmirësisht nuk ka qëlluar askënd”, kanë thënë dëshmitarët, duke shtuar se rrahja ka zgjatur disa minuta.

Policia ka dalë menjëherë në vendngjarje dhe është duke zhvilluar hetimet, ndërsa mësohet se njëri nga pjesëmarrësit në këtë incident është arrestuar.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka konfirmuar ngjarjen për KosovaPress, duke thënë se një person është arrestuar dhe një tjetër është lënduar, por akoma nuk dihet nëse lëndimi është shkaktuar nga arma apo përleshja.

Sipas tij, policia ka konfiskuar një armë zjarri dhe po punohet intensivisht në zbardhjen e plotë të këtij incidenti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat