Ja cilat vjedhje ka kryer super hajduti i Korçës

Kronikë e zezë

Ja cilat vjedhje ka kryer super hajduti i Korçës

Më: 25 prill 2015 Në ora: 18:46

Policia e Korçës ka vënë në pranga një 20-vjeçar që ishte kthyer në makthin e pronarëve të automjeteve dhe akuzohet si autor i 11 vjedhjeve të tyre. Burime zyrtare bëjnë të ditur se është finalizuar me sukses operacioni i koduar “Gracka”, duke arrestuar në flagrancë, gjatë tentativës për vjedhje me thyerje të një automjeti, Joan Cigare, banues në lagjen 14 Korçë, i dënuar më parë për të njëjtën vepër penale.

Paraditen e sotme, 20-vjeçari është kapur në lagjen nr.7 të qytetit të Korçës, gjatë tentativës për të kryer vjedhjen me thyerje, në automjetin e markës “Mazda”, pronë e shtetasit E.M..

Pas ndalimit të tij, në sajë të veprimeve të mëtejshme hetimore të kryera nga Specialistët për hetimin e krimit u bë e mundur të dokumentohen procedurialisht edhe 11 raste të tjera vjedhjeje, me të njëjtin mekanizëm, nga i njëjti autor, shtetasi Joan Cigare.

Bëhet fjalë për këto vjedhje:

1- Në datën 10.04.2015, në lagjen. Nr. 7 të qytetit të Korçës autori ka vjedhur me thyerje në automjetin e markës “Volkswagen”, pronë e shtetasit E.P., një çantë personale në të cilën kishte 300 euro.
2- Në datën 20.04.2015, në lagjen nr. 18 të qytetit të Korçës autori ka vjedhur me thyerje në automjetin e markës “Volkswagen”, pronë e shtetasit P.P., një kasetofon.
3- Në datën 20.04.2015, në lagjen nr. 12 të qytetit të Korçës autori ka vjedhur me thyerje në automjetin e markës “Audi A6”, pronë e shtetasit I.K., një kasetofon dhe një aparat celular të markës “Nokia”, i gjetur dhe sekuestruar ne banesën e autorit.
4- Në datën 22.04.2015, në lagjen nr. 7 të qytetit të Korçës autori ka vjedhur me thyerje në automjetin e markës “Mercedes Benz”, pronë e shtetasit A.D., një troko dhe një ballandez, sende këto të gjetura dhe sekuestruara ne pazarin e sendeve të përdorura, të shitura nga autori.
5- Në datën 22.04.2015, në lagjen nr. 9 të qytetit të Korçës autori ka vjedhur me thyerje në automjetin e markës “Volkswagen”, pronë e shtetasit B.L, dy troko, sende këto të gjetura dhe sekuestruara ne pazarin e sendeve të përdorura, të shitura nga autori.
6- Në datën 22.04.2015, në lagjen nr. 7 të qytetit të Korçës autori ka thyer xhamin e automjetit të markës “Opel”, pronë e shtetasit I.X., por nuk ka mundur të vjedhë ndonjë send.
7- Në datën 22.04.2015, në lagjen nr. 9 të qytetit të Korçës autori ka vjedhur me thyerje në automjetin e markës “Opel”, pronë e shtetasit A.K., një kasetofon.
8- Në datën 22.04.2015, në lagjen nr. 3 të qytetit të Korçës ka vjedhur me thyerje në automjetin e markës Volkswagen, pronë e shtetasit A.B., një kasetofon dhe një USB.
9- Në datën 23.04.2015, në lagjen nr. 3 të qytetit të Korçës autori ka vjedhur me thyerje në automjetin e markës “BMW”, pronë e shtetasit I.L., një çantë me sende personale (kozmetike) pronë e bashkëshortes.
10- Në datën 25.04.2015, në orët e para të mëngjesit në lagjen nr. 9 të qytetit të Korçës autori ka vjedhur me thyerje në automjetin e markës “Mercedes Benz”, pronë e punonjëses së policisë Xh.Th., një kasetofon dhe xhupin e policisë, të gjetura e sekuestruara me cilësinë e provës materiale.
11- Në datën 25.04.2015, në orët e para të mëngjesit në lagjen nr. 7 të qytetit të Korçës autori ka vjedhur me thyerje në automjetin e markës “Opel”, pronë e shtetasit D.D., një çantë dore në brendësi të të cilës gjendeshin 5000 lekë të rinj.
Materialet do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë për hetime të mëtejshme për veprën penale “Vjedhje” (e kryer më shumë se një herë).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat