Ishte dënuar me 10 vjet burg, ndalohet në Kakavijë

Kronikë e zezë

Ishte dënuar me 10 vjet burg, ndalohet në Kakavijë

Më: 25 prill 2015 Në ora: 18:05

Një shtetas 26-vjeçar , lindur në Korçë, u ndalua dje nga shërbimet e policisë Kufitare të Kakavijës, pasi ishte dënuar me burg.

Gjatë përpunimit në sistem dhe intervistimit të shtetasve të kthyer nga pala Greke gjatë paradites së sotme në Kakavijë, rezultoi se shtetasi Mentor Hoxhallari, ishte dënuar me 10 vjet burg, nga Gjykata e Apelit në Vlorë, për veprën penale “marrëdhënie me të mitur të moshës 14-18 vjeç”.

Nga ana e Policisë Kufitare u bë mbajtja në siguri të plotë e këtij shtetasi në ambientet e S.P.K. Kakavijë, si edhe u njoftua Drejtoria e Policisë së Qarkut Fier për veprime të mëtejshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat