30 ditë paraburgim për 'Fajdegjinjtë'

Kronikë e zezë

30 ditë paraburgim për 'Fajdegjinjtë'

Më: 25 prill 2015 Në ora: 16:06

Katër personave të arrestuar gjatë ditës së djeshme nga Policia e Kosovës si të dyshuar për fajde u është caktuar masa e ndalimit pre 30 ditësh paraburgim, bëjnë të ditur burime të Indeksonline brenda Prokurorisë së shtetit.

Nga aksioni i policisë së Kosovës i udhëhequr nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Prishtinë gjatë mëngjesit të së premtes janë arrestuar disa persona të cilët dyshohen për fajde.

Ky aksion ka nisur në orët e hershme të mëngjesit dhe është zhvilluar në disa lokacione të Prishtinës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat