Transportonin marijuanë drejt Kosovës, 3 persona të tjerë në pranga

Kronikë e zezë

Transportonin marijuanë drejt Kosovës, 3 persona të tjerë në pranga

Më: 25 prill 2015 Në ora: 10:34

Ka shkuar në 5 numri i të arrestuarve nga policia e Kukësit në kuadër të një operacioni antidrogë të koduar ‘Jupa 1’.

Ditën e djeshme u vunë në pranga shtetasit Indrit Shala dhe Selanik Hoti, ndërkohë që ditën e sotme u arrestuan edhe shtetasit Afron Maxhuni, Grir Shala, të cilët u vunë në pranga në Morinë dhe Ermir Dedja, 19 vjeç nga Durrësi.

Arrestimi i këtij të fundit u bë në bashkëpunim me policinë e Durrësit. Këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se trafikonin lëndë narkotike të llojit marijuanë për në Kosovë. Sipas policisë së Kukësit, Dedja iu ka shitur drogë shtetasve Indrit Shala dhe Selanik Hoti, të cilët do ta trafikonin lëndën narkotike në Kosovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat