Itali, ekstradohen nga Gjermania dy shqiptarë të akuzuar për vrasje

Kronikë e zezë

Itali, ekstradohen nga Gjermania dy shqiptarë të akuzuar për vrasje

Më: 24 prill 2015 Në ora: 20:48

Dy shqiptarë të akuzuar për vrasje në bashkëpunim janë ekstraduar nga Gjermani për vrasje për t’u përballur me akuzat.

Mësohet se dy shqiptarët me iniciale F.H. 28 vjeç dhe D.T. 26 vjeç kanë vrarë shkurtin e kaluar një shtetas italian duke e goditur 14 herë me thikë, ndërsa vëllai i tij mbeti i plagosur.
Sipas mediave italiane, dy shqiptarët ishin zhdukur pas krimit, por pas hetimeve nga karabinierët u bë i mundur identifikimi i vendndodhjes së tyre në Gjermani, ku u bë edhe i mundur arrestimi dhe më pas ekstradimi i tyre drejt Italisë për t’u përballur me drejtësinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat