Arrestohet një 25-vjeçar për armëmbajtje pa leje

Kronikë e zezë

Arrestohet një 25-vjeçar për armëmbajtje pa leje

Më: 24 prill 2015 Në ora: 18:14

Policia e Fierit ka arrestuar sot një 25-vjeçar të shpallur në kërkim për armëmbajtje pa leje.

Shtetasi Markeljan Muçaj, 25 vjeç, banues në Fier, u arrestuar me urdhër të Prokurorisë së Fierit.

“Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Fier, me shkresë nr. 1704 datë 19.02.2015, ka urdhëruar ndalimin e shtetasit Markeljan Muçaj për veprën penale "Mbajtje pa leje e armëve luftarake", vepër kjo e parashikuar nga neni 278/4 i Kodit Penal.

Materialet shtesë në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat