Policia arreston katër persona të dyshuar për vepra penale

Kronikë e zezë

Policia arreston katër persona të dyshuar për vepra penale

Më: 24 prill 2015 Në ora: 16:04

Policia e Kosovës ka konfirmuar arrestimin e katër personave, që dyshohet se janë të përfshirë në disa raste të fajdesë, kanosjes dhe mbajtjes në pronësi të paautorizuar të armëve.

Policia gjatë këtij aksioni ka konfiskuar armë, fishekë dhe një sasi të parave mbi 30 mijë euro.

Sipas një komunikate për media, operacioni policor është realizuar në dy lokacione të ndara në Prishtinë dhe në fshatin Bellopojë komuna e Podujevës.

“Aktualisht hetuesit e stacionit policor Qendra bashkërisht me Prokurorin e shtetit janë duke bashkërenduar veprimet e tyre hetimore dhe po punojnë për tëzgjeruar horizontin e hetimeve për të ndriçuar edhe ndërlidhjen eventuale të këtyre personave me raste të tjera të të njëjtës natyrë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Personave të arrestuar, thuhet në njoftim se u ështëshqiptuarmasa e ndalimit prej 48 orësh, me rekomandimin e Prokurorit të shtetit dhe janë dërguar në qendrën e mbajtjes.

Fajdet janë para të huazuara në mënyrë ilegale, nga qytetarët, me normë të lartë të interesit.

Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, që nga viti 2003 e deri më tani, ka pasur 56 persona të dyshuar të cilët janë trajtuar konform ligjeve të aplikueshme në Kosovë.

Veprimet e tilla ndëshkohen sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas këtij Kodi, kushdo që për vete apo për personin tjetër pranon ose kontrakton një shumë dukshëm jo proporcionale të pasurisë, në këmbim të shërbimit për personin tjetër, dënohet me gjobë dhe me burgim prej 5 deri në 12 vjet, varësisht nga vlera e humbjeve të mjeteve financiare ose realizimit të pasurisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat