Shkelen me veturë dy vajza në Prizren

Kronikë e zezë

Shkelen me veturë dy vajza në Prizren

Më: 24 prill 2015 Në ora: 15:49

Dy femra janë shkelur aksidentalisht me veturë në Prizren. Rasti i parë ka ndodhur në rrugën “Shkronjat”, ndërsa i dyti në rrugën “ Xhevdet Berisha”.

Policia njofton se viktimat kanë pësuar lëndime trupore.

“Në rrugën “Shkronjat” në Prizren i dyshuari duke lëvizur me veturën e tij nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë së lëvizjes me kushtet e rrugës ka goditur këmbësoren dhe është larguar nga vendi i ngjarjes”, njofton Policia e Kosovës. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta ka pranuar tretman mjekësor.

“Rasti i dytë ka ndodhur në rrugën “Xhevdet Berisha”, ku i dyshuari duke lëvizur me veturën e tij nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë së lëvizjes me kushtet e rrugës ka goditur këmbësoren”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat