Theret një person me thikë në Mitrovicë

Kronikë e zezë

Theret një person me thikë në Mitrovicë

Më: 24 prill 2015 Në ora: 15:24

Një person i dyshuar për arsye të panjohur ka sulmuar me thikë viktimën, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 12:15 në rrugën “Skënderbeu” në Mitrovicë, me ç’rast viktima ka pësuar lëndime dhe është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë.

Bëhet e ditur se njësiti policor pas një pune hetimore, ka identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin, i cili është i mitur.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat