Shkatërrohet banda e drogës, pranga edhe futbollistit shqiptar

Kronikë e zezë

Shkatërrohet banda e drogës, pranga edhe futbollistit shqiptar

Më: 24 prill 2015 Në ora: 12:35

Policia italiane ka vënë në pranga 9 persona, mes tyre edhe një futbollist shqiptar, në një operacion antidroge. Sipas medieve italiane, ditën e djeshme, policia ka ekzekutuar 9 urdhërarrestet e gjykatave.

Operacioni u zhvillua në provincat e Pesaros dhe Urbinos, si edhe në qytetet e Savonës, Tortoretos, Tarantos dhe Fasanos. Hetimet për këtë grup kishin nisur që në muajin shkurt të vitit 2014. Grupi në fjalë merrej me trafikimin dhe shitjen e lëndëve narkotike.

Të arrestuarit janë Martin Merolli, 23 vjeç, futbollist shqiptar i skuadrës së Urbania-s dhe kushëriri i tij Erandi Cano, 26 vjeç. Këta të dy bashkëpunonin me 26-vjeçarin, Bruno Xhahysa, i cili ishte furnizuesi i drogës.

Xhahysa furnizonte Ali Izeirin, 25 vjeç, i cili ishte bashkëpunëtor i Merollit. Izieri ofrohej në rolin e shoferit për furnizimet e drogës. Ai shpërndante kryesisht kokainë në Lombardi dhe

Abruco. Një tjetër i dyshuar është Murat Spaneshi, 24 vjeç, furnizues i Xhevair Domit. Në operacion u arrestua edhe një 27­vjeçar italian, Giovanni Olimpio dhe një ukrainas 21­vjeçar Sipas medias italiane, klientët e bandës ishin nga sipërmarrës e punonjës deri te studentë universiteti dhe të mitur të moshës 14 dhe 17 vjeç. Grupi i fshinte porositë në tualetet e lokaleve, kryesisht në tharëset elektrike, si edhe në zgavrat e pemëve në parqe të ndryshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat