Fier, policia shkatërron një rrjet prostitucioni

Kronikë e zezë

Fier, policia shkatërron një rrjet prostitucioni

Më: 24 prill 2015 Në ora: 10:44

Policia e Fierit ka arrestuar pesë persona të cilët akuzohen për ushtrim të prostitucionit kundrejt një pagese 5000- 15 000 lekë të reja në qarkun e Fierit.

Në pranga kanë rënë tre prostituta dhe tutori i tyre Aranit Toromëni. Arrestimi i tyre është kryer mbrëmjen e 23 prillit 2015 në kuadër të operacionit ”Natyra”.

Të arrestuarat janë: Majlinda Gjeçi, 26 vjeçe, banuese në fshatin Halilaj, Komuna Bubullimë, Lushnjë, për veprën penale “Ushtrim prostitucioni” parashikuar nga neni 113 i Kodit Penal.

Erjona Bardho, 26 vjeçe, për veprën penale “Ushtrim prostitucioni” parashikuar nga neni 113 i Kodit Penal.

Vida Fonija, 42 vjeçe, për veprën penale “Ushtrim prostitucioni” parashikuar nga neni 113 i Kodit Penal, banues në fshatin Halilaj, Komuna Bubullime, Lushnjë.

Arbri Ahmetaj, 22 vjeç, banues në lagjen “1 Maji”, Fier, për veprën penale “Shfrytëzim i prostitucionit” dhe “Moskallëzim krimi” parashikuar nga neni 114 dhe 300 i Kodit Penal.

Aranit Toromëni, 30 vjeç, për veprën penale “Ushtrim prostitucioni”, parashikuar nga neni 113 i Kodit Penal.

Ndërsa ndiqen në gjendje të lirë për akuzën “Prostitucion” dhënie shpërblimi e përfitimi personal – neni 113 i Kodit Penal.
G. G, 56 vjeç, banues në Berat.
A. O, 40 vjeç banues në Berat.
E. Zh, 37 vjec, banues në Lushnjë.
F. Ç, 55 vjeç, banues në Durres.
S. 60 vjeç, banues në Lushnjë.
Q. H, 71 vjeç, banues në Fier.
K. Sh, 39 vjeç, banues në Lushnjë.
Xh. Sh, 64 vjeç, banues në Fier

Prostitutat e ushtronin veprimtarinë e tyre në kohë dhe vende të ndryshme, kryesisht në Qarkun Fier, me klientë të ndryshëm, kundrejt shpërblimeve të ndryshme në lekë, që varionin nga 5000 – 15 000 (të reja).

Në cilësinë e provave materiale policia ka arrestuar gjashtë aparate celularë të personave të arrestuar dhe ndaluar, një automjeti i shtetasit A. T. i markës “Mercedes – Benz” 250, ngjyre e zezë, me targë AA 600 CM, 10 000 lekë të reja, si edhe pamje filmike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat