Maqedoni, treni shtyp një grup emigrantësh

Kronikë e zezë

Maqedoni, treni shtyp një grup emigrantësh

Më: 24 prill 2015 Në ora: 07:58

Një tren që udhëtonte nga Velesi në Shkup ka goditur një grup të madh të emigrantësh, të cilët po lëviznin përgjatë hekurudhës, në orët e vona të mbrëmjes së djeshme.

“Provereno” raporton se ka viktima, por bëhet fjalë për një terren të paarritshëm, ku mund të arrihet vetëm nëpërmjet hekurudhës. Terreni po pengon punën e ekipeve të shpëtimit, raporton “Tetova Sot”.

Sipas informacionit fillestare, aksidenti ka ndodhur pranë vendit të quajtur Pçinja. Ekipet e policisë dhe prokurori publik kanë shkuar me një automjet të hekurudhës maqedonase, por është e vështirë për të punuar jashtë, për shkak të terrenit të ashpër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat