Pejë: Tenton të vret burrin, përfundon në arrest

Kronikë e zezë

Pejë: Tenton të vret burrin, përfundon në arrest

Më: 21 prill 2015 Në ora: 11:56

Është arrestuar dje, në orët e hershme të mëngjesit, një grua në Pejë, pasi që e ka sulmuar fizikisht me një mjet të fortë bashkëshortin e saj, i cili është dërguar në spitalin rajonal të Pejës për tretman mjekësor.

Policia e ka cilësuar rastin si “vrasje në tentativë” dhe e dyshuara, pas intervistës, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Ndërkohë, po dje, një femër në Gllogoc ka njoftuar në polici se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistës me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.

Një rast i dhunës në familje është raportuar edhe në Leposaviq, ku një grua ka paraqitur në polici se i është nënshtruar dhunës psikike dhe fizike nga bashkëshorti. Në këtë rast nuk raportohet për të arrestuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat