Kërcënonte një femër me mesazhe elektronike, arrestohet 49- vjeçari

Kronikë e zezë

Kërcënonte një femër me mesazhe elektronike, arrestohet 49- vjeçari

Më: 21 prill 2015 Në ora: 09:45

Një 49-vjeçar është vënë në pranga nga policia e kryeqytetit nën akuzën “Për ndërhyrje të padrejta në jetën private”.

Burime nga policia bëjnë me dije se kanë arrestuar Kristaq Gjeçin. Sipas policisë ky i fundit kërcënonte nje femer me mesazhe elektronike. Arrestimi i tij u bë nga sektori për krimet kompjuterike.

“Me anën e veprimeve të përsëritura gjatë një periudhe disa vjeçare i dyshuari, ka kërcënuar dhe ngacmuar shtetasen me inicialet D.S., nëpërmjet dërgimit të mesazheve elektronike me përmbajtje të paligjshme nëpërmjet rrjetit social “Facebook”, aplikacionit kompjuterik “Viber”, dhe portaleve në Internet, duke i shkaktuar të dëmtuarës një gjëndje të vazhdueshme dhe të rëndë ankthi dhe frike për sigurinë vetjake me qëllim për t’a detyruar atë të vazhdonte një lidhje të ndërprerë.

Gjithashtu, i ndaluari ka krijuar në mënyrë të paligjshme profile në rrjetet sociale në Internet në emër të të dëmtuarës duke shkelur të drejtat personale dhe të privatësisë së saj. Në ngarkim të të shtetasit Kristaq Gjeçi, u kryen veprimet proceduriale për veprat penale “Ndërhyrje të padrejta në jetën private” dhe “Përndjekja”.”- behet me dije nga policia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat