Arrestohet demoluesi i SHFMU "Gjon Serreçi"

Kronikë e zezë

Arrestohet demoluesi i SHFMU "Gjon Serreçi"

Më: 20 prill 2015 Në ora: 20:39

Pas një pune të suksesshme operative, njësitet policore të stacionit policor në Ferizaj kanë arrestuar të dyshuarin për kryerjen e veprave penale të "vjedhjes së rëndë" dhe "dëmtim prone" në shkollën ,,Gjon Serreçi” në Ferizaj.

Raportet e para flasin se i mituri E.N. me datë 06.04.2015 ka dëmtuar dy dritare të kësaj shkolle ,kurse me 09.04.2015 duke depërtuar me forcë në objektin e po kësaj shkolle ,ka dëmtuar disa dyer të zyrave si dhe ka dëmtuar një numër të ditarëve shkollor.

"Hetuesit policorë gjatë intervistimit i cili është kryer në prani të prindit dhe punëtorit nga Qendra për Punë Sociale, kanë identifikuar vendin dhe gjetur provat materiale ku i dyshuari kishte shkatërruar dy ditarë, kurse pesë të tjerë i kishte ndezur", ka thënë zëdhënësi rajonal i policisë, togeri Agim Gashi.

Gjithashtu bëhet e ditur se policia ka pasur edhe informatën se ky i dyshuar posedon edhe një armë zjarri, ku pas bisedës i njëjti ka pranuar se e ka një të tillë, por ajo armë është e një shoku dhe se me të njëjtën armë ka postuar një foto në rrjetin social.

"Në bashkëpunim me prindin e të dyshuarit, arma është sjellë dhe konfiskuar, kurse ndaj pronarit të armës ,gjithashtu i mitur J.T. është ngritur kallëzim penal për mbajtje në pronësi ,kontroll ose posedim i paautorizuar të armëve".ka thënë Gashi.

Pas intervistimit ,personat janë liruar, kurse lënda është duke u kompletuar nga hetuesit policorë dhe do të dërgohet në gjykatën kompetente.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat