I dha efektivit rrugor ryshfet, pranga të riut

Kronikë e zezë

I dha efektivit rrugor ryshfet, pranga të riut

Më: 20 prill 2015 Në ora: 19:15

Policia e Tiranës ka arrestuar një të ri i cili kishte ofruar ryshfet një efektivi të Policisë Rrugore.

Dashamir Kaca është arrestuar mesditën e sotme në segmentin rrugor Tiranë-Durrës ne vendin e quajtur "Qaf Kashar".

Mësohet se efektivi e ka ndalur Kacën në rrugë për shkelje të rregullave të qarkullimit me mjetin e tij me targë "AA 783 GD".

Për të shmangur masën administrative për shkeljen e bërë, Kaca i ka ofruar policit një shumë prej 9 mijë lekësh.

Drejtuesi i mjetit akuzohet për veprën penale te "Korrupsionit aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike" parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat