Fier, i riu i kafshon veshin bashkëfshatarit të tij

Kronikë e zezë

Fier, i riu i kafshon veshin bashkëfshatarit të tij

Më: 20 prill 2015 Në ora: 18:28

Konfliktohen për motive të dobëta, i riu i këput veshin e djathtë bashkëfshatarit të tij. Ngjarja ka ndodhur në orën 08:30 të mëngjesi të djeshëm në fshatin Bashkim të Fierit. Burime nga policia bëjnë me dije se në sherr janë përfshirë 4 persona dhe në pranga ka rënë Malvin Troka 26 vjeç.

Gjithashtu ka nisur procedim penal në gjendje të lirë për të miturin J.T., 16 vjeç sepse ka plagosur me thikë 52-vjeçarin Y.T. Fatmirësisht i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa gjendja e shëndetit të personit që humbi veshin e djathtë paraqitet më e rënduar. Grupi hetimor thotë se motivi i sherrit mes dy palëve ka qenë banal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat