Lidhet në pemë dhe grabitet punonjësi

Kronikë e zezë

Lidhet në pemë dhe grabitet punonjësi

Më: 20 prill 2015 Në ora: 17:18

Punonjësi i një pike bastesh përjetoi një nga netët më të vështirë të jetës së tij, pasi u lidhë pas një peme dhe u grabit. Ngjarja u shënua në orën 02:00 të ditës së sotme, në qytetin e Pukës.

25-vjeçari Edison Kurtalia denoncoi ngjarjen në Policinë e Pukës, pasi u dhunua në një zonë pyjore, dhe më pas iu grabitën edhe paratë e xhiros ditore.

I riu dëshmoi në polici se dhunuesit e kishin lidhur në një pemë, për të kryer grabitjen të cilën e kishin planifikuar më herët.

Uniformat blu vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e autorëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat