Pranga për mashtrim 46-vjeçarit,hapi kompani fantazmë dhe s'jepte rrogat

Kronikë e zezë

Pranga për mashtrim 46-vjeçarit,hapi kompani fantazmë dhe s'jepte rrogat

Më: 20 prill 2015 Në ora: 16:46

Specialistët e Sektorit për Krimin Ekonomik e Financiar në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Elbasan kanë arrestuar një 46 vjeçar për mashtrim.
Burime nga policia e Elbasanit bëjnë me dije se në kuadër të operacionit “Administratori” është arrestuar Bekim Alla, 46 vjeç, banues në Zgosht të Librazhdit.
Sipas hetimeve rezulton se 46-vjeçari me anë të mashtrimit duke u paraqitur si administrator i një firme elektrike fiktive punësonte shtetas të ndryshëm në qytetin e Elbasanit dhe nuk i paguante.
Mësohet se po vijojnë hetimet në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan për zbardhjen e plotë të kësaj skeme mashtrimi.
Materialet iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan per veprime të mëtejshme për veprën penale “Vjedhja” parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat