Vdekja e 16-vjeçares, babai: Eksperti grek i gjeti narkozë

Kronikë e zezë

Vdekja e 16-vjeçares, babai: Eksperti grek i gjeti narkozë

Më: 20 prill 2015 Në ora: 11:36

Rreth 6 muaj pas humbjes së vajzës së tij 16-vjeçare Kostandina Anagnosti, babai i saj ende dyshon se ajo nuk vdiq nga shkaqe natyrale.

Analizat e mjekësisë ligjore të Janinës kanë përforcuar dyshimet e tij, pasi sipas mjekëve grekë, në trupin e adoleshentes është zbuluar narkozë.

Në një intervistë për gazetën “Panorama”, Jorgo Anagnosti pohon se përgjigjja e analizave në Greqi konfirmon se në trupin e vajzës së tij është injektuar narkozë për ndërhyrje mjekësore kur ajo ishte ende gjallë. Sipas tij të dhënat e hetimit janë depozituar në dosjen e hapur në prokurorinë e Janinës, teksa konfirmimi i plotë do të bëhet pasi të kryhet ekspertiza mjeko-ligjore në organet e vajzës, të cilat do të zbulojnë se në cilin organ është kryer ndërhyrja. Ai rrëfen gjithashtu se ka mësuar nga hetimet e deri tanishme atje, se shtetasi S.Papa në shtëpinë e fëmijës ka marrë dhe vajza të tjera të mitura, pa deklaruar dhe udhëtonte me to drejt Sarandës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat