Vlorë, arrestohen 11 persona, 9 për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt dhe 2 për vjedhje

Kronikë e zezë

Vlorë, arrestohen 11 persona, 9 për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt dhe 2 për vjedhje

Më: 20 prill 2015 Në ora: 11:27

11 persona janë arrestuar nga blutë e Vlorës pasi akuzohen për drejtim të mjetit në mënyrë të parregullt dhe vjedhje. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së këtij qarku bëjnë me dije se janë vënë në pranga Robert Derraj, 19 vjeç; Eduard Hasanaj, 23 vjeç Njazi Caushi, 53 vjeç Amarildo Dajko, 22 vjeç; Anesti Xhaxho, 50 vjeç; Isuf Sulejmani, 43 vjeç; Leonard Caka, 46 vjeç; Arjanit Jaçaj, 48 vjeç si dhe u procedua penalisht 16-vjeçari I.G., të gjithë për “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt” të motorit.

Të gjitha mjetet që drejtoheshin nga këta shtetas janë bllokuar nga Policia në cilësinë e provës materiale. Vetëm gjatë kësaj jave nga Policia e Vlorës janë arrestuar/proceduar penalisht 20 persona të cilët drejtonin automjete apo motorë pa leje drejtimi.

Gjithashtu blutë e Vlorës kanë arrestuar për “Vjedhje” shtetasit: Injad Myrtaj, 21 vjeç dhe Eno Kalemi, 33 vjeç, banues në fshatin Gjashtë, Sarandë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat