Nuk raportoi për kanabisin, pranga kryeplakut të fshatit Bura

Kronikë e zezë

Nuk raportoi për kanabisin, pranga kryeplakut të fshatit Bura

Më: 19 prill 2015 Në ora: 19:50

Kryeplaku i fshatit Bura, u arrestua pas një aksioni të Policisë së Shtetit, në Nikel të Krujës, ku u zbuluan 1040 rrënjë kanabis.

Sipas njoftimit të policisë, arrestimi i kryeplaku të fshatit erdhi pasi, ai nuk kishte raportuar për kultivimin e parcelave me bimë narkotike.

Basri Tufa 57 vjeç, akuzohet për shpërdorim detyre, dhe për moskallëzim krimi. Bimët narkotike që u zbuluan, arrinin një lartësi prej 18 centimetrash.

Menjëherë pas konstatimit të bimëve narkotike, efektivët e policisë i asgjësuan në Krujë, përmes djegies.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat