Mbyll vajzat në dhomë çdo natë për t’i mbrojtur nga burri pedofil

Kronikë e zezë

Mbyll vajzat në dhomë çdo natë për t’i mbrojtur nga burri pedofil

Më: 19 prill 2015 Në ora: 15:58

Dy vajza të vogla, motra, mbyllen çdo natë në dhomën e tyre nga mamaja, për t’u mbrojtur nga njerku i tyre pedofil, dhe punonjësit socialë thonë se kjo është në rregull.

Autoritetet sociale kanë rënë dakord për shpërnguljen e njerkut në shtëpinë e gruas së tij, pavarësisht të shkuarës së tij kriminale. Personi ka qenë dikur i burgosur pasi kishte sulmuar një vajzë nën 13 vjeç, dhe tani është lejuar që të shpërngulet për të jetuar me gruan dhe dy vajzat e saj, nën moshën 13-vjeçare.

Në mesin e faktorëve të tjerë të 'sigurisë' që besohet se janë marrë në konsideratë nga një raport tronditës zyrtar, është se pedofilit do t’i duhet të kalojë në anën e krevatit të gruas së tij për të shkuar tek vajzat, gjë që do ta zgjonte atë.

Gjithashtu nëna është këshilluar që të mbajë një aparat për fëmijë në dhomën e vajzave në mënyrë që kur ato të kenë nevojë, qoftë edhe për të vajtur në tualet, të thërrasin nënën e tyre. E vetmja që e ka denoncuar këtë rast, është gjyshja e vajzave, e cila është shprehur:

"Unë jam tmerruar me faktin që ky njeri është lejuar që të shpërngulet në shtëpinë e familjes me mbesat e mia. Anëtarët e tjerë të familjes gjithashtu ndjehen të shqetësuar. Mbesat e mia janë të izoluara dhe në rrezik. Shërbimet sociale nuk duan të më dëgjojnë mua”, thotë gjyshja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat