Plagosje në Klinë

Kronikë e zezë

Plagosje në Klinë

Më: 19 prill 2015 Në ora: 11:31

Një qytetarë është plagosur në rrugën Skender Rexhepi në Klinë. Policia raporton se rrethanat e kësaj ngjarje janë ende të panjohura, por, ka arritur të arrestoj personin e dyshuar që kreu këtë vepër.

Viktima e cila mori plagë nga një armë zjarri në fillim është dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës, por për shkak të gjendjes së rëndë është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor.

Policia tregon se në vendin e ngjarjes njësitet policore kanë gjetur dhe konfiskuar një revole të tipit "Zazamin" nr. serik T-550431, një karikator dhe një gëzhojë.

Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuar mashkull K-shqiptar . Njësiti përkatës policor është duke hetuar rastin./KP

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat