I shpëtuan drejtësisë, arrestohen dy të dënuarit

Kronikë e zezë

I shpëtuan drejtësisë, arrestohen dy të dënuarit

Më: 19 prill 2015 Në ora: 11:06

Dy shtetas të shpallur kërkim, pasi ishin dënuar nga gjykata, u arrestuan nga Policia e Shtetit. Uniformat blu vunë në pranga shtetasit Muharrem Alla 40 vjeç, banues në Larushk të Krujës, si dhe Lekë Faslia, 42 vjeç, banues në Tiranë.

Alla ishte shpallur në kërkim nga policia për shkak se ishte dënuar nga gjykata e Tiranës me 7 vjet e 6 muaj burg për veprën penale të “Prodhimit dhe të shitjes së narkotikëve”.

Ndërkohë Policia kufitare në Rinas ndaloi shtetasin Lekë Faslian, pasi ishte dënuar me 11 muaj e 25 ditë burg për veprën penale të “Plagosjes së rëndë me kapërcim të kufijve të mbrojtjes.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat