Vdes e aksidentuara 3 ditë më parë në Gjilan

Kronikë e zezë

Vdes e aksidentuara 3 ditë më parë në Gjilan

Më: 19 prill 2015 Në ora: 10:08

Në fshatin Ragoqicë të komunës së Gjilanit, më 16 prill ka ndodhur një aksident trafiku me ç’rast e lënduar rëndë pati mbetur një këmbësore femër.

Ndërkaq, siç njofton Policia e Kosovës, e aksidentuara, e cila ishte duke u trajtuar në QKUK-Prishtinë, nga lëndimet e marra ka ndërruar jetë, raporton Koha.net.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat