I shpërthen granata në oborrin e shtëpisë, s’ka të lënduar

Kronikë e zezë

I shpërthen granata në oborrin e shtëpisë, s’ka të lënduar

Më: 18 prill 2015 Në ora: 22:24

Një granatë dore shpërtheu mbrëmjen e kësaj të shtune, në oborrin e një shtëpie në Shkodër.

Ngjarja ndodhi në orën 21.40, në lagjen “Qemal Stafa” në Shkodër, në oborrin e banesës së shtetasit Gentjan S. Policia mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes, dhe nga verifikimet paraprake, bëri me dije se nuk ka asnjë të plagosur.

Shpërthimi është bërë nga një granatë dore, dhe nuk ka as dëme materiale. Policia po punon mbi identifikimin e autorëve që dyshohet të kenë hedhur granatën në oborrin e shtëpisë së shtetasit Gentjan S.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat