Kapet pasi mashtroi 100 persona

Kronikë e zezë

Kapet pasi mashtroi 100 persona

Më: 18 prill 2015 Në ora: 19:26

Procedohen penalisht katër shtetas shqiptarë nga Tiranë, pasi akuzohen se kanë mashtruar shumë qytetarë me viza pune false. Skema e mashtrimit është zbuluar së fundi pas një hetimi nga Sektori i Krimit Ekonomik Financiar në Tiranë. Personat e proceduar janë identifikuar si Lulzim Hidri, 45 vjeç, Hazbi Lushi, 26 vjeç, dhe dy të tjerë.

Dyshohet se personat në fjalë kanë gënjyer me dhjetëra qytetarë, duke iu premtuar punësim me kontrata dy vjeçare në Rusi, përkundrejt një shumë 4-5 mijë euro. Fillimisht ata merrnin nga 1 mijë euro paradhënie dhe më pas kërkonin pjesën tjetër me pretendimin se do të vijonin me procedurat. Ata u premtonin klientëve të tyre se në Rusi ata do të merrnin 2 deri në 2.5 mijë euro në muaj, nga puna që do të kryenin si shoferë dhe ndërtues.

Denoncimi është bërë në muajin dhjetor të vitit të kaluar, kur rreth 6 persona denoncuan në polici të akuzuarin Lushi. Ai iu kishte premtuar punësim gjatë lojërave olimpike në Sochi, por pasi iu ka marrë paratë një pjesë e tyre nuk kanë shkuar kurrë në Rusi, raporton "A1 Report". Sipas policisë dyshohet se grupi ka mashtruar mbi 100 persona, ku një pjesë e të cilëve janë dërguar në Rusi, por nuk kanë punuar asnjë ditë atje. Një pjesë e tyre ende nuk kanë mundur të kthehen për shkak të vështirësive financiare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat