Ky çift shqiptar është në kërkim nga policia

Kronikë e zezë

Ky çift shqiptar është në kërkim nga policia

Më: 18 prill 2015 Në ora: 18:06

Kjo foto e një çifti i cili udhëton me motor në autostradën Tiranë-Durrës duke mbajtur edhe foshnjën e tyre ka vënë nën alarm policinë. Çifti nuk ishte pajisur me masa të sigurisë dhe ka shkelur rëndë rregullat e qarkullimit rrugor, duke vënë në rrezik foshnjën.

Fotoja, e cila është prezantuar në një emision televiziv, ka ngjallur reagime të shumta dhe drejtorët e policive rrugore kanë theksuar se i kanë shpallur në kërkim prindërit e foshnjës.

Mitat Tola, drejtor i Përgjithshëm i qarkullimit rrugor deklaroi se çifti në foto do të procedohet sipas rregullave të qarkullimit. Megjithatë, çifti, sipas ligjit në fuqi, nuk rrezikon më shumë se një gjobë prej 1 mijë lekësh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat